Shpëtim Qorraj synon një ulëse në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut

Para 4 ditë

Shqiptaro-amerikani Shpëtim (Tim) Qorraj po garon për një ulëse në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, në Distriktin 64, duke përfaqësuar Partinë Demokratike.

Qorraj, me origjinë nga Kosova, ka emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2011 dhe jeton në Staten Island. Ai ka studiuar drejtësi dhe ka qenë i angazhuar në biznes dhe në aktivitete të komunitetit shqiptar.

Në kuadër të fushatës së tij, Qorraj ka vënë në fokus uljen e kostos së jetesës, banimin e përballueshëm, sigurinë publike, arsimin dhe mbështetjen e bizneseve të vogla.

Në këtë garë ai përballet me republikanin Michael Tannousis. Zgjedhjet për Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut mbahen më 3 nëntor 2026.

Kandidimi i tij përbën një tjetër angazhim të shqiptaro-amerikanëve në jetën politike dhe institucionale të Shteteve të Bashkuara.