Sot, shqiptarët e Luginës votojnë me listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po marrin pjesë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Koalicioni Shqiptar” mban numrin 17 në fletëvotim dhe synon të sigurojë përfaqësim sa më të madh në Parlamentin e Serbisë.

Thirrje për pjesëmarrje në votime dhe mbështetje për listën shqiptare kanë bërë përfaqësues të shumtë politikë nga Kosova, përfshirë Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Donika Gërvallën, Vlora Çitakun, Lutfi Hazirin dhe Ramush Haradinajn, si dhe Ali Ahmetin nga Maqedonia e Veriut.

Sipas Komisionit Zgjedhor Republikan, qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 20:00. Në zgjedhje garojnë 18 lista, ndërsa në listën e votuesve janë regjistruar rreth 6.45 milionë qytetarë.

Votuesit nga Kosova mund të votojnë në vendvotime të caktuara në Serbi, përfshirë Vranjën, Kurshumlinë, Rashkën dhe Tutinin.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr