Spitali i Pejës jep detaje për 43-vjeçaren që u dërgua pa shenja jete në Emergjencë

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Një 43-vjeçare, e cila paraprakisht ishte trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Pejës.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se pacientja është dërguar në Emergjencë dje, rreth orës 14:20, pa shenja jete.

Sipas njoftimit zyrtar, ekipi mjekësor ka ndërmarrë përpjekje për reanimimin e saj, por, pavarësisht intervenimit, nuk është arritur rikthimi i shenjave vitale.

Dje, rreth orës 14:20, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një paciente e moshës 43 vjeçare pa shenja jete.

Përkundër përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor dhe reanimimit të ndërmarrë, fatkeqësisht nuk është arritur rikthimi i shenjave vitale”.

Rasti lidhet me pacienten 43-vjeçare, e cila kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e Klinës, ku ishte trajtuar me infuzion.

Sipas informacioneve të raportuara më herët, gjendja e saj ishte përkeqësuar dhe ajo kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të sigurojë dokumentacionin mjekësor të 43-vjeçares,

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka bërë të ditur se, përveç mbledhjes së dokumentacionit mjekësor, do të intervistohen edhe pjesëtarët e stafit mjekësor që u përfshinë në trajtimin e pacientes, si dhe dëshmitarët e pranishëm.

Trupi i pajetë i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes,

Sipas njoftimit të QKMF-së në Klinë, gjendja e pacientes ishte përkeqësuar pas marrjes së infuzionit, ndërsa më pas kishte shfaqur një reaksion alergjik.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr