Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se pas vrasjes së Arlinda Zekajt, përgjegjësia institucionale është që çdo veprim apo mosveprim në këtë rast të hetohet.
Në konferencën për media, së bashku me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, Sveçla tha se duhet të trajtohen me seriozitet edhe rastet e tjera që paraqesin rrezikshmëri të lartë.
Ai bëri të ditur se, me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, është përpiluar një raport i veçantë për rastet aktive me rrezikshmëri të lartë.
“Arlinda kërkoi mbrojtje. Sot përgjegjësia jonë është që të sigurohet që çdo veprim apo mosveprim të hetohet. Përtej veprimeve, përgjegjësia jonë është që të gjitha rastet e tjera të identifikuara të trajtohen me seriozitetin dhe vëmendjen e duhur institucionale. Me kërkesë të Kurtit, është përpiluar një raport i veçantë për rastet aktive me rrezikshmëri të lartë. Sipas këtij raporti, janë identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë”.
