Të dielën flemë një orë më shumë, ja kur kthehen akrepat e orës prapa

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Kosova dhe shumica e vendeve të Evropës kalojnë në orën dimërore në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 24 dhe 25 tetor.

Akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, nga ora 03:00 në 02:00, duke u mundësuar njerëzve të flenë një orë më shumë.

Telefonat dhe kompjuterët do ta bëjnë ndryshimin automatikisht, ndërsa orët mekanike duhet të rregullohen manualisht.

Foto ilustruese

 

Pas këtij ndryshimi, dielli do të lindë më herët në mëngjes, por edhe do të perëndojë më herët, duke bërë që pasditet të jenë më të shkurtra dhe më të errëta.

Pavarësisht diskutimeve të vazhdueshme, nuk ka shenja se ndërrimi sezonal i orës do të hiqet së shpejti.

Parlamenti Evropian votoi për t’i dhënë fund kësaj praktike në vitin 2019, por vendimi nuk u zbatua për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes shteteve anëtare për mbajtjen e përhershme të orës verore ose dimërore.

Ndryshimi i orës mund të ndikojë përkohësisht në orën biologjike të organizmit, duke shkaktuar lodhje, vështirësi në përqendrim dhe probleme me gjumin,te fëmijët dhe të moshuarit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr
Bisedo me KAI

Asistenti i inteligjencës artificiale
Sistemi i bisedës aktualisht nuk është aktiv. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.