Një moment tensioni u regjistrua mes protestuesve, pak minuta pasi turma mbërriti para Kryeministrisë.
Një prej pjesëmarrësve u akuzua nga protestues të tjerë si “patronazhist”, pasi, sipas raportimeve nga vendngjarja, kishte kërkuar dialog.
Në mes të tensionit, ai qëndroi për disa minuta i shtrirë në tokë, duke mbuluar fytyrën me duar për të shmangur filmimin.
Më pas, protestuesit e larguan nga turma dhe e çuan te shkallët e Kryeministrisë, ku ai vazhdoi të qëndronte i shtrirë përmbys.
Në fund, ndërhynë dy efektivë policie, të cilët e morën nga shkallët dhe e shoqëruan në drejtim të ambulancës.
