Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga pozicionet e tyre të mëparshme në zyrën e Presidentes Justina Shiroka-Pula.
Osmani, duke iu referuar edhe Bekim Sejdiut, ish-kandidatit të propozuar nga LDK-ja për president, deklaroi se ai nuk do ta ndërmerrte një veprim të tillë.
Ajo theksoi se fotografia e Ibrahim Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nuk janë elemente dekorative, por simbole me rëndësi themelore për shtetësinë e Kosovës.
Besoj që e gjithë Kosova e din, që Bekim Sejdiu, një kandidat i jashtëzakonshëm që e patëm propozuar për president, asnjëherë nuk do ta zhvendoste as Deklaratën e Pavarësisë e as foton e presidentit historiku. Unë e di që tashti tentohet të arsyetohet zhvendosja në pjesë e qoshe të tjera si diçka normale. Megjithatë, nga Zyra Ovale e Presidencës amerikane e deri te zyrat e tjera të rëndësishme, në vendet e nderit dihet kush e ka vendin. S’mund të konsiderohen si elemente dekori. S’janë dekor, janë themelet e shtetit të Kosovës. Kushdo që e relativizon atë, po e relativizon vetë histonë e Kosovës ”, tha Osmani.
