Pas dorëheqjes së parevokueshme të Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku është caktuar ushtruese e detyrës së kryetares së partisë.
Lajmi është konfirmuar nga PDK-ja në një përgjigje për Klan Kosovën, duke bërë të ditur se vendimi tashmë është zyrtar.
Gjatë kësaj periudhe pritet të organizohen zgjedhjet e brendshme të partisë në të gjitha nivelet, përmes të cilave do të përcaktohen strukturat e reja drejtuese.
