Një deklaratë e Zojës Nushi gjatë darkës me pyetje nga publiku në “Big Brother VIP Kosova” ka nxitur reagimin e ish-finalistes së këtij formati, Xheneta Fetahut.
E pyetur nëse po kopjon lojën e ndonjë ish-banoreje finaliste, Zoja e mohoi një gjë të tillë, duke shtuar se nuk qëndron gjithë ditën në lavanderi. Kjo deklaratë u interpretua si një thumbim ndaj Xhenetës.
Por kjo e fundit nuk ka qëndruar pa reaguar.
Përmes një postimi në Instastory, Xheneta ia ka kthyer Zojës me një deklaratë ironike: “Ma mirë n’lavanderi se sa Galaxy”, duke bërë një referencë që duket se lidhet me Vali Corleonen.
Ajo nuk u ndal me kaq, pasi i kujtoi Zojës edhe kohën kur ishte opinioniste në televizionin T7 dhe komentonte lojën e saj.
“Paske harru që e ke komentu çdo ditë n’T7 si opinioniste”, ka shkruar Xheneta.
Në fund, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” e ka mbyllur reagimin me një tjetër thumbim ndaj Zojës, duke i thënë: “Vazhdo luj se finalen e ki t’garantume”.
Duket se përplasja mes dy ish-personazheve të formatit ka kaluar nga komentet televizive në rrjetet sociale.
Reagimin e ka mbyllur me ironi: “Vazhdo luj se finalen e ki tgarantume”.

