Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuliana Nura, ka përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së saj, duke u bërë nënë e binjakëve.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhuli përmes rrjeteve sociale, ndërsa ka zbuluar se emrat dhe fotografitë e fëmijëve do t’i publikojë më 28 nëntor.
Ajo ka treguar se kjo datë ka një rëndësi të veçantë për të, por edhe për gjithë shqiptarët, duke e lidhur me historinë dhe identitetin kombëtar.
“Emrat e fëmijëve publikohen më datën 28 nëntor. Për mu është shumë datë e rëndësishme edhe për krejt shqiptarët dhe për krejt ne që e dimë historinë tonë… Më datën 28 nëntor publikohen fotot dhe emrat”, ka deklaruar ajo në Instagram Story.
Kujtojmë se Xhuliana Nura kishte bërë të ditur më herët se shtatzënia e saj ishte realizuar përmes metodës IVF (fertilizimit të asistuar), proces për të cilin kishte folur hapur edhe në publik.
Tashmë, fansat e saj po presin me interes 28 nëntorin, kur do të zbulohen për herë të parë emrat dhe fotografitë e binjakëve.
