“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, Erjon Vishkulli reagon para operacionit në Itali dhe bën shqiponjën dykrenare

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës së zhvilluar tri ditë më parë, ka reaguar në rrjetet sociale para operacionit që do t’i nënshtrohet në Itali.

Përmes një postimi, Vishkulli ka ndarë mesazhin: “Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”. Në fotografi, ai shfaqet duke bërë me duar shqiponjën dykrenare.

Ndërkohë, lidhur me incidentin gjatë protestës, dy prokurorë kanë nisur kryesisht hetimet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”. Nën hetim janë veprimet e disa oficerëve të Policisë së Shtetit, pas konfliktit gjatë të cilit mbeti i plagosur 28-vjeçari.

Në kuadër të hetimeve, janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar gjatë ngjarjes, përfshirë edhe kartelën mjekësore të Vishkullit.

Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe përgjegjësitë e mundshme të personave të përfshirë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr