Afrona Dika ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga e kaluara, duke rikujtuar pamjen e saj kur peshonte 15 kilogramë më pak.
Përmes një postimi në Instagram, ajo publikoi dy fotografi krahasuese, njërën bardhezi dhe tjetrën me ngjyra, duke i shoqëruar me mbishkrimin “-15 kg” dhe hashtagun “#throwback”.
Ndërkohë, Afrona po përjeton ditët e fundit të shtatzënisë, pasi është shumë pranë momentit të bëhet nënë.
Postimi i saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar ndryshimin në pamjen e saj ndër vite.
