Aksident në Zhur të Gjakovës, pesë persona të lënduar – një grua dhe një fëmijë dërgohen në QKUK

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

esë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në fshatin Zhur të Gjakovës. Dy prej tyre, një grua dhe një fëmijë, kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ku të pesë të lënduarit janë paraqitur rreth orës 17:30 për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas njoftimit të spitalit, tre personat e tjerë kanë mbetur nën trajtim në Gjakovë. Dy prej tyre janë pranuar në Repartin e Ortopedisë, ndërsa një tjetër në Repartin e Kirurgjisë.

Gjendja e përgjithshme e këtyre tre pacientëve është raportuar stabile.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr