Ambasadori Malaj viziton QKUK-në, falënderon mjekët për trajtimin e kolegut

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka vizituar Klinikën e Kirurgjisë Plastike në QKUK, në Prishtinë, për të takuar kolegun e tij nga ambasada, Françeskun, i cili po trajtohet aty.

Pas vizitës, Malaj ka shprehur mirënjohje për stafin shëndetësor të QKUK-së, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre gjatë trajtimit të kolegut.

Ai ka falënderuar në mënyrë të veçantë anesteziologun Damir Haxhitasim, kirurgun plastik Ylber Zejnullahu, anesteziologen Ingerta Sahiti dhe kirurgun plastik Korab Berisha.

“Respekt dhe mirënjohje për çdo mjek, infermier dhe punonjës shëndetësor që, me dije, përkushtim dhe zemër, i shërben shëndetit dhe jetës së njerëzve”, ka shkruar Malaj në reagimin e tij.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr