Një operacion masiv kërkimi po zhvillohet në Minesota të Shteteve të Bashkuara, pasi dy ligjvënës ranë pre e dy atentateve mëngjesin e së shtunës, me njërin prej tyre që gjeti vdekjen.
Ndërsa John Hoffman, 60 vjeç dhe nga e njëjta parti, u qëlluam disa herë me armë në banesën e tyre rreth 15 kilometra larg, në një sulm të lidhur me atentatin e parë.
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz i ka quajtur sulmet “akte dhune politike të organizuara”. Nga të dhënat e fundit rezulton se ligjvënësi Hoffman ka dalë nga operacioni dhe është në gjendje të qëndrueshme.
Ndërkohë, kërkimet për të dyshuarin vazhdojnë. Sipas autoriteteve, ai ishte veshur si një oficer policie dhe është identifikuar si Vance Luther Boelter, 57 vjeç. Për arrestimin e tij është vendosur një shpërblim prej 50 mijë dollarësh.
Sipas autoriteteve, ai mashtroi viktimat e tij duke përdorur një distinktiv dhe uniformë false, si dhe duke përdorur edhe një automjet të pajisur me dritat e emergjencës.
Forcat reale të policisë, me të mbërritur në shtëpinë e senatorit Hoffman u përfshinë në një shkëmbim zjarri me të, por ai arriti të arratisej.
Tani, në operacionin masiv të kërkimit janë angazhuar agjentë të FBI-së, forcat speciale SËAT dhe qindra oficerë policie. Zyrtarët dyshojnë se i dyshuari e ka braktisur makinën dhe po lëviz në këmbë.
Gjithashtu, ata kanë paralajmëruar banorët e zonës të mos i hapin dyert për një oficer policie, veç rasteve kur ata janë dy.
