Basha dhe Hoxha përplasen për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, dhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, janë përplasur gjatë diskutimit për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Përplasja nisi pasi ministri Basha kërkoi që organizimi i kësaj ngjarjeje sportive të mos përqendrohet vetëm në kryeqytet, por të përfshijë edhe qytete të tjera të Kosovës, si Prizreni, Gjakova dhe Peja.

“Është në interes që Lojërat të mbahen në të gjitha qytetet. Mos me leju që Lojërat Mesdhetare me u mbajtë në Prishtinë e me i largu Prizrenin, Gjakovën e Pejën. Ky është debati dhe mospajtimi mes nesh”, deklaroi Basha.

Ndaj këtij qëndrimi reagoi deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila ia kujtoi ministrit se emërtimi zyrtar i projektit është “Prishtina 2030”, duke theksuar rëndësinë e respektimit të tij.

“Për kolegun Basha, veç një sqarim, titullari është Prishtina 2030, jo Gjakova, Peja, Prizreni, Kosova 2030. Është me rëndësi me kuptu që projektet kapitale të komunave janë edhe të shtetit. Duhet me kuptu”, tha Hoxha.

Në kundërpërgjigjen e tij, Basha u pajtua se emërtimi zyrtar është “Prishtina 2030”, por theksoi se financimi i Lojërave bëhet nga Qeveria e Kosovës dhe se kjo ngjarje duhet të ketë përfshirje më të gjerë territoriale.

“Paratë vijnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet me u bo me kryeqytetin. Unë nuk mendoj që duhet me u përjashtu Prizreni, Gjakova e Peja. Nuk është politike, sepse s’janë komuna të udhëhequra nga VV-ja”, u shpreh Basha.

Debati mes tyre u përqendrua te mënyra e organizimit të Lojërave Mesdhetare, përkatësisht te roli i Prishtinës si qytet nikoqir dhe përfshirja e komunave të tjera në këtë projekt.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr