Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u takua me homologun e saj maqedonas, Afrim Gashi, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ata diskutuan për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar. Haxhiu theksoi se për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve është e rëndësishme mbështetja e gjerë parlamentare, duke përfshirë si shumicën, ashtu edhe opozitën.
Haxhiu në Shkup: Thellim i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
0
Shpërndaj
