Këngëtari i njohur Blero ka ndarë lajmin e trishtë për humbjen e mikut të tij të ngushtë, Argjir Rexha.
Përmes një postimi në Instagram, ai shprehu dhimbjen për humbjen e mikut, duke e kujtuar me fjalë prekëse dhe duke theksuar se do t’i mungojë gjithmonë.
“Lamtumirë, vëlla i zemrës, Argjir Rexha! Nuk po mundem ta besoj që sot duhet të flas për ty në kohën e shkuar. Do të më mungosh gjithmonë, shoku im i ngushtë”, shkroi Blero.
Ai gjithashtu u shprehu ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerit, duke lutur për forcë për ta përballuar dhimbjen e humbjes.
