Pas 28 vitesh martesë, Miranda Hashani dhe Mentor Miftari i japin fund lidhjes

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Një zhvillim i papritur ka marrë vëmendjen në rrjetet sociale, ku ish-futbollisti Mentor Miftari ka konfirmuar ndarjen nga këngëtarja e njohur shqiptare, Miranda Hashani.

Mentori ka publikuar një fotografi të përbashkët me këngëtaren, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh emocional, përmes të cilit ka bërë të ditur se rrugët e tyre tashmë janë ndarë.

“Mëso të mos mbash me zor pranë vetes ata që zgjedhin të largohen prej teje”, ka shkruar ai në fillim të postimit.

Në mesazhin e tij, Miftari ka folur për pranimin e largimit të njerëzve të dashur, pavarësisht arsyeve, si dhe për rëndësinë e të mos penduarit për dashurinë dhe përkushtimin e dhënë në një marrëdhënie.

“Të kam dasht me shpirt e zemër e tani u ndamë”, ka shkruar ai në fund të mesazhit, duke konfirmuar kështu ndarjen nga këngëtarja.

Miranda Hashani dhe Mentor Miftari janë njohur në vitin 1994 në Shkup, ndërsa lidhjen e tyre e kurorëzuan me martesë në vitin 1998. Nga kjo martesë kanë dy djem, Donin dhe Detin.

Në një intervistë të dhënë në vitin 2021, Miranda kishte folur me shumë dashuri për bashkëshortin, duke e cilësuar atë si një nga mbështetësit e saj më të rëndësishëm gjatë karrierës muzikore.

“Asnjëherë nuk kam pasur pengesa nga ai. Sot ne bëjmë 23 vjet martesë së bashku dhe mund të them se kemi kaluar një jetë të lumtur”, kishte deklaruar këngëtarja atëkohë.

Postimi i Mentor Miftarit vjen pas më shumë se 28 vitesh martesë dhe tri dekadash që nga njohja e çiftit.

Deri më tani, Miranda Hashani nuk ka reaguar publikisht lidhur me njoftimin e ndarjes, ndërsa arsyet që kanë çuar drejt përfundimit të martesës mbeten të panjohura.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr