Çfarë po përgatit Top Channel për Bora Zemanin në janar?

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Një rikthim i papritur pritet të sjellë sërish në vëmendje emrin e Bora Zemanit. Moderatorja shqiptare duket se do të rikthehet në ekranin e Top Channel, vetëm pak muaj pasi u raportua për largimin e saj nga ky televizion.

Sipas burimeve ekskluzive të Prive By LS, Bora pritet t’i bashkohet gjatë muajit janar emisionit humanitar “Për Shqiptarët”, ku do të jetë sërish krah Elvis Naçit.

Ky nuk do të ishte bashkëpunimi i parë i moderatores me këtë format, pasi ajo ka qenë pjesë e tij edhe më herët.

Ndërkohë, rikthimi i saj vjen pas zërave që e lidhnin me drejtimin e reality show-t “Ferma VIP”, por duket se planet televizive të Borës kanë marrë një tjetër drejtim.

Dhe duket se janari do të jetë një muaj i veçantë për Top Channel!

Pas pesë vitesh mungesë, edhe Luana Vjollca pritet të rikthehet në ekranin ku nisi një pjesë të rëndësishme të karrierës së saj.

Kështu, dy nga emrat më të komentuar të ekranit shqiptar duket se do të jenë sërish pjesë e së njëjtës shtëpi televizive.

Një janar që premton jo pak surpriza!

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr