Tiranë — Zhvillimet e fundit rreth akuzave ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, kanë nxitur debate të ashpra në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, ku gazetarët Mentor Kikia dhe Artan Hoxha shkëmbyen replika mbi nivelin e degradimit të institucioneve të sigurisë dhe mënyrën se si po trajtohet dosja nga drejtësia.
Gjatë diskutimit, Mentor Kikia shprehu shqetësimin e tij të thellë për rënien e integritetit të SHISH-it, duke e krahasuar gjendjen e tij me një ambient joprofesional.
Jam një milion herë më shumë i shqetësuar se SHISH është bërë si kafene ordinerësh. Këtu nuk ka nevojë për thes, provat janë se drejtoresha ishte nëpunëse e Agasit… Unë për vete jam qytetarisht i alarmuar kur e shoh shtetin tim të shtrirë për tokë, të bërë llucë,” u shpreh Kikia.
Nga ana tjetër, gazetari i hetimit Artan Hoxha ngriti dyshime për prapaskenat e publikimit të kësaj dosjeje, duke theksuar se shërbimi sekret ndodhet në një pikë kritike paaftësie.
Unë them se është një lojë më e madhe për të mbuluar këtë. SHIK është aq i mbaruar, shërbimi që do na mbronte është copë-copë,” deklaroi Hoxha gjatë përplasjes.
