Detaje tronditëse nga Gjykata: Foshnja u gjet me shenja dhune në shtratin e babait, pranë njollave të gjakut

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Brahim Demirit, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Demiri dyshohet se më 1 nëntor, në fshatin Demiraj të Gjilanit, pas një konflikti fizik ka privuar nga jeta djalin e tij. Ndërkohë, mbesa e tij, foshnjë tre muajshe, ishte gjetur gjithashtu pa shenja jete dhe me shenja dhune.

Sipas njoftimit të Gjykatës, në kërkesën për paraburgim pretendohet se të dy viktimat janë privuar nga jeta në rrethana të rënda brenda shtëpisë familjare.

Përveç veprës penale “Vrasje e rëndë”, Demiri dyshohet edhe për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, me arsyetimin se në rast të lirimit, i dyshuari mund të ndikojë te dëshmitarët, me qëllim të koordinimit të deklaratave dhe minimizimit të pasojave të veprimeve të dyshuara.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr