Në Prishtinë, të dielën do të mbahen dy protesta me kërkesa të ndryshme politike dhe qytetare.
Protesta e parë nis në orën 12:00 dhe organizohet kundër kryeministrit Albin Kurti, me kërkesë për dorëheqjen e tij, për shkak të, siç pretendojnë organizatorët, keqmenaxhimit të shtetit.
Ndërkaq, në orën 17:00 do të mbahet protesta e pestë radhazi për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra me sëpatë nga ish-kunati i saj. Protestuesit kërkojnë përgjegjësi institucionale për dështimin në mbrojtjen e saj, si dhe dorëheqjen e Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës.
Kërkesat vijnë pas suspendimit të zyrtarëve të përfshirë në rastin e Arlindës, në Policinë Rajonale dhe Prokurorinë Themelore të Pejës.
