Kuvendi i Lipjanit miraton buxhetin prej mbi 29 milionë eurosh për vitin 2027

Para 8 ditë

Kuvendi Komunal i Lipjanit ka miratuar sot buxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 29 milionë e 194 mijë e 275 euro.

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se buxheti do të jetë në dispozicion për investime, zhvillim dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

“Ky buxhet është një mundësi e re për investime, zhvillim dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët tanë”, ka deklaruar Ahmeti.

Ahmeti uroi qytetarët e Lipjanit për miratimin e buxhetit.