Egli Tako drejt “Big Brother Fan Club”? Zbulohen negociatat për moderimin e emisionit!

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Egli Tako mund të rikthehet në ekranin e Big Brother, por këtë herë në një rol krejtësisht të ri.

Sipas burimeve ekskluzive të Prive By LS, Egli është në negociata për të marrë drejtimin e emisionit “Big Brother Fan Club” në edicionin e ardhshëm të spektaklit.

Bëhet e ditur se ajo ka dhënë një përgjigje fillestare pozitive ndaj kësaj oferte, megjithatë marrëveshja ende nuk është finalizuar.

Emri i Eglit ishte përmendur edhe më herët si një nga kandidaturat e mundshme për këtë pozicion, por duket se këtë herë bisedimet kanë marrë një drejtim më konkret.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, edhe Selin Bollati, një tjetër emër i përfolur për moderimin e “Fan Club”, mohoi publikisht se do të jetë pjesë e këtij formati.

Nëse negociatat përfundojnë me sukses, Egli Tako do të kalojë nga një prej protagonisteve të Big Brother në moderatore të emisionit që analizon dhe komenton zhvillimet e shtëpisë.

Mbetet të shihet nëse ky rikthim do të bëhet realitet!

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr