Faton Gashi paralajmëron padi ndaj Paparacit për raportimin rreth statusit të dëshmorëve: Ahmet Krasniqi mbetet hero ynë

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Faton Gashi, ish-ushtarak nën komandën e kolonel Ahmet Krasniqit dhe sekretar i Shoqatës së ish-Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ka reaguar publikisht ndaj një raportimi të portalit Paparaci lidhur me pretendimet për heqjen e statusit të dëshmorit për disa personalitete të historisë së Kosovës.

Në reagimin e tij, Gashi e ka cilësuar raportimin si dezinformim dhe propagandë, duke theksuar se publikimi i informacioneve të tilla pa bazë faktike cenon dinjitetin e figurave historike dhe lëndon familjet e tyre, bashkëluftëtarët dhe ish-pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai ka përmendur në veçanti kolonel Ahmet Krasniqin, kolonel Rashit Mustafën, profesor Fehmi Aganin dhe Enver Malokun, duke ritheksuar kontributin e tyre në historinë dhe çështjen kombëtare.

Gashi ka paralajmëruar se lidhur me këto raportime do të ndërmerren veprime ligjore pranë organeve kompetente, duke kërkuar që rastin ta shqyrtojnë Prokuroria, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK).

Sipas tij, liria e medias dhe e shprehjes është e garantuar, por ajo nuk duhet të përdoret për keqinformimin e qytetarëve apo nxitjen e përçarjeve në shoqëri.

Në reagimin e publikuar, Gashi ka theksuar se kolonel Ahmet Krasniqi mbetet hero, pavarësisht rrethanave dhe vendit ku është vrarë, duke vlerësuar se heroizmi përcaktohet nga vepra dhe kontributi për çështjen kombëtare.

Ai gjithashtu ka falënderuar ministrin e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, për reagimin e shpejtë në demantimin e lajmit në fjalë.

Në fund, Gashi ka bërë thirrje për mbrojtjen e së vërtetës historike dhe dinjitetit të personaliteteve që kontribuuan për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës, duke paralajmëruar se çështja do të ndiqet edhe në rrugë ligjore.

REAGIM PUBLIK NDAJ DEZINFORMIMIT TË PORTALIT PAPARACI

Si ish-ushtarak nën komandën e ish-ministrit, kolonel Ahmet Krasniqi, dhe si sekretar i Shoqatës së ish-Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, e ndiej si obligim të reagoj ndaj një lajmi të rremë të publikuar nga portali Paparaci, pas të cilit fshihet një propagandë aq tinëzare dhe qëllimkeqe, sa do ta kishte lakmi edhe vetë Russia Today.

Kolonel Ahmet Krasniqi mbetet heroi ynë, pavarësisht se si e shkruajnë të tjerët historinë.
Hero nuk të bën vendi ku vritesh, as dora nga e cila vritesh, por vepra dhe kontributi yt për çështjen kombëtare.

Andaj, njoftojmë opinionin publik se, lidhur me raportimet e publikuara nga portali Paparaci për gjoja heqjen e statusit të dëshmorit nga ana e Qeverisë për personalitete të rëndësishme të historisë sonë, ndër ta kolonel Ahmet Krasniqi, kolonel Rashit Mustafa, prof. Fehmi Agani, Enver Maloku dhe të tjerë, do të ndërmarrim veprime ligjore pranë organeve kompetente.
Përmes publikimit të informacioneve të tilla, pa asnjë bazë faktike, është krijuar një perceptim i rremë në opinionin publik, duke synuar të mbillet përçarje dhe të nxiten reagime të padrejta ndaj institucioneve.
Për më tepër, publikime të tilla nuk përbëjnë vetëm dezinformim të opinionit publik, por edhe cenim të dinjitetit të personaliteteve të përmendura dhe lëndim të ndjenjave të bashkëluftëtarëve, familjeve të tyre dhe të gjithë pjesëtarëve të ish-Ministrisë së Mbrojtjes.
Liria e medias dhe e shprehjes është e garantuar, por ajo nuk mund të shërbejë si mbulesë për nxitjen e përçarjes dhe keqinformimin e qytetarëve.
Për këtë arsye, kërkojmë që përgjegjësia për këto publikime të trajtohet në rrugë ligjore dhe që organet kompetente, përkatësisht Prokuroria, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), të shqyrtojnë rastin dhe të ndërmarrin veprimet që u takojnë në përputhje me kompetencat e tyre.

Ne, si popull që kemi vuajtur shumë nga sundimi i huaj, nuk duhet kurrë, në asnjë rrethanë, të vlerësojmë asgjë më shumë se gjakun e dëshmorëve; le ta mbrojë atë më çdo kusht.
E vërteta historike dhe dinjiteti i atyre që kontribuuan për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës nuk mund të bëhen objekt i manipulimeve mediatike.

Gjithashtu, shfrytëzoj rastin ta falënderoj ministrin e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, zotëri Andin Hoti, për reagimin e shpejtë në demantimin e këtij lajmi të rremë.
Me respekt,
Faton Gashi

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr