Një aksion i përbashkët i Prokuroria Themelore në Pejë dhe Njësitit për Luftimin e Narkotikëve ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme substancash narkotike që dyshohet se ishin dërguar nga jashtë përmes shërbimeve postare. Gjatë operacionit janë konfiskuar 60 doza LSD, 10 copë Acetamil, 2 gramë Crystal Meth dhe 25 tableta ekstazi. Një person është arrestuar nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve dhe, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në rast.
Shënim: I dyshuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
