Hakerët gjetën mënyrën si t’i kthejnë frigoriferët në furra, ushqime me miliona euro përfundojnë në mbeturina!

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Dhjetëra supermarkete në shtatë shtete evropiane janë goditur nga një sulm kibernetik, i cili ka nxjerrë jashtë funksionit sistemet e frigoriferëve dhe ngrirësve.

Sulmi ka bërë që pajisjet ftohëse të kalojnë në modalitetin e shkrirjes së akullit, duke shkaktuar rritje të temperaturave deri në 50 gradë Celsius dhe prishjen e sasive të mëdha të ushqimit.

Vendet e prekura janë Belgjika, Luksemburgu, Suedia, Irlanda, Holanda, Estonia dhe Finlanda. Vetëm në një supermarket në Belgjikë, dëmet nga produktet e prishura janë vlerësuar në rreth 100 mijë euro.

Në Belgjikë dhe Luksemburg janë prekur rreth 40 filiale të rrjetit Delhaize, ndërsa në Irlandë janë goditur 13 supermarkete të SuperValu. Probleme janë raportuar edhe te zinxhirët ICA dhe Coop në Suedi.

Kompania Sabcobel ka nisur shkëputjen e pajisjeve të prekura nga rrjeti, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën. Deri më tani nuk dihet se kush qëndron prapa sulmit.

Ky incident vjen pas një rasti të ngjashëm në Francë, ku qindra supermarkete u detyruan të asgjësonin produkte ushqimore me vlerë miliona euro.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr
Bisedo me KAI

Asistenti i inteligjencës artificiale
Sistemi i bisedës aktualisht nuk është aktiv. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.