Haxhiu takon eurodeputetët në Bruksel, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ka zhvilluar takime me eurodeputetët Lukas Mandl, Matjaž Nemec, Thijs Reuten dhe Adnan Dibrani.

Gjatë këtyre takimeve, Haxhiu theksoi se Kosova nuk kërkon trajtim të veçantë në procesin e integrimit evropian, por një proces të drejtë dhe vlerësim mbi bazën e meritave, me kritere të njëjta sikurse vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ajo i falënderoi eurodeputetët për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm ndaj Kosovës, duke përmendur edhe reagimet e tyre lidhur me këngën e interpretuar në hapjen e Forumit të Zgjerimit, për të cilën Lukas Mandl kishte parashtruar edhe një pyetje parlamentare.

Një tjetër temë e diskutimit ishte procesi i reformave dhe ligjet që Kuvendi po i shqyrton në kuadër të Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, të cilat kanë rëndësi për avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Haxhiu bëri të ditur se nga eurodeputetët kërkoi mbështetje që aplikimi i Kosovës për anëtarësim të shqyrtohet në Këshillin e Bashkimit Evropian, si dhe angazhim pranë pesë shteteve anëtare që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq, eurodeputeti Thijs Reuten, ish-raportues i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, e informoi Haxhiun për përpjekjet e tij të mëparshme në këtë drejtim.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr