Hegseth e quan “farsë” nismën për shkarkimin e tij: Është vetëm një spektakël

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth, ka dalë në një konferencë për media, pas gjashtë muajsh, mes thirrjeve për shkarkimin e tij.

Hegseth e quajti “farsë” nismën për shkarkimin e tij, duke thënë se është vetëm një spektakël.

Gjatë konferencës për media në Pentagon, Hegseth iu referua kongresmenit republikan Thomas Massie, i cili inicioi procedurën kundër tij, duke e quajtur atë “një kongresmen të pakënaqur dhe të mposhtur”.

Sipas Hegsethit, kjo nismë nuk ka të bëjë me kërkimin e llogarisë, por buron nga egoja dhe pakënaqësia personale.

“Është një farsë dhe një spektakël”, deklaroi ai.

Hegseth shtoi se asnjë sekretar i Mbrojtjes nuk është shkarkuar ndonjëherë përmes procedurës së impeachment për kryerjen e operacioneve ushtarake të ligjshme.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr