Këngëtarja shqiptare Irma Libohova ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestat në kryeqytet, duke kundërshtuar ndërhyrjet e policisë ndaj protestuesve.
Në mesazhin e saj, Libohova ka shprehur mbështetje për studentët dhe qytetarët protestues, duke kërkuar që të mos ushtrohet dhunë ndaj tyre.
Me thirrjen “Larg duart nga studentët” dhe shprehjen “Ka shkuar thika në asht”, artistja ka përcjellë mesazhin e saj kundër trajtimit të protestuesve nga autoritetet.
Reagimi:
Larg duart nga nënat, fëmijët, vajzat e gratë! Larg!
Larg duart nga studentët! Larg duart nga e ardhmja! IKNI!
Me protestën!”, shkroi ajo.
