Ismajli: Kurti dhe zyrtarët e pushtetit duhet të përballen më shpesh me pyetjet e mediave

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Profesori Faton Ismajli ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarët e tjerë të pushtetit të jenë më të pranishëm në debatet televizive dhe të japin llogari për premtimet dhe projektet e parealizuara.

Në emisionin “Adresa”, Ismajli theksoi se qytetarët dhe mediat duhet të kërkojnë përgjegjësi për projektet që nuk janë realizuar.

“Na s’jemi veç me dhanë mendime, na jemi me i kërku, me i thanë pse s’ka ndodh ajo hekurudha për Durrës, pse s’ka ndodh ajo rruga për Ferizaj-Mitrovicë”, deklaroi Ismajli.

Ai kritikoi mungesën e përballjes së drejtpërdrejtë të zyrtarëve me mediat, duke theksuar se në vend të tyre janë paraqitur persona të tjerë për të folur në emër të pushtetit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr