Kamenicë, 13 qershor – Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, dhe deputeten e Kuvendit, Liza Gashi, vizituan sot familjen e Arbnor Spahiut, i cili është arrestuar dhe mbahet padrejtësisht nga autoritetet serbe që nga data 7 qershor.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit, Kurti i informoi familjarët për përpjekjet dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Kosovës që të sigurohet lirimi i Arbnor Spahiut sa më shpejt. Ai u zotua se angazhimi i institucioneve do të jetë maksimal dhe i vazhdueshëm deri në momentin e lirimit të tij.
Familjarët e Spahiut shprehën mirënjohje për vizitën dhe kujdesin e treguar nga Kryeministri Kurti dhe ekipit të tij.
Ky takim nënvizon përkushtimin e institucioneve të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj dhe për lirimin e të gjithë personave që mbahen padrejtësisht jashtë vendit
