Jakup Krasniqi është pritur nga familjarët në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës, gjatë vizitës së dytë në Kosovë që nga transferimi i tij në Hagë.
Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, ka siguruar pamje nga momenti i mbërritjes së Krasniqit, ku vajzat e tij e kanë pritur me përqafime.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës është lejuar të qëndrojë në Kosovë për arsye që lidhen me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.
Ndërkohë, shtëpia e Krasniqit po ruhet nga Policia e Kosovës, ndërsa ekipet e EULEX-it, të cilat e shoqëruan deri në shtëpinë e tij, janë larguar nga vendi.
