Kraki me kritika ndaj Qeverisë: Dmth paskemi ble rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetë pa rrymë

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë në Kosovë, pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe.

Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, bëri të ditur se kjo masë do të ndërmerret si kundërpërgjigje ndaj bllokimit të linjave ndërkufitare për tregtimin e energjisë elektrike nga Serbia.

Lidhur me këtë situatë, Kraki ka ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë morale në politikë, duke kritikuar mënyrën se si është menaxhuar çështja e furnizimit me energji elektrike.

“Dmth paskemi ble rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetë pa rrymë”, është shprehur Kraki.

Ai gjithashtu ka pyetur nëse ka ardhur koha që në politikën e Kosovës të fillojë të zbatohet përgjegjësia morale si koncept.

Reagimi i tij vjen në kohën kur furnizimi me energji elektrike dhe tregtimi i saj me kompanitë serbe janë kthyer në temë diskutimi pas vendimeve të paralajmëruara nga Qeveria.

Reagimi i plotë:

Dmth paskemi ble rryme nga Serbia dhe prape kemi mbete pa rryme.

Dy here deshtim. Dy here gabim.

A mos ka ardhe koha me fillu me u mesu me pergjegjesine morale si koncept edhe ne politiken e Kosoves?

Sepse asnje fajtor, asnje pergjegjes pavaresisht çka ndodhe ne kete vend, seriozisht nuk shkon.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr