Kryeprokurori Zejnulla Gashi cakton mbikëqyrës për prokuroritë në Kosovë

Para 4 ditë

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka caktuar prokurorë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit për të mbikëqyrur punën e Prokurorisë së Apelit, Prokurorisë Speciale dhe prokurorive themelore në vend.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim synon rritjen e efikasitetit, forcimin e ligjshmërisë dhe llogaridhënies, si dhe unifikimin e praktikave në sistemin prokurorial.

Mbikëqyrësit do të monitorojnë menaxhimin e lëndëve, veçanërisht atyre të vjetra dhe me prioritet, do të identifikojnë sfidat institucionale dhe do të ndihmojnë në zbatimin e udhëzimeve të Kryeprokurorit të Shtetit, duke respektuar pavarësinë funksionale të prokurorëve.