LDK kërkon rikthimin e fotos së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidencës, duke e akuzuar atë për largimin e fotografisë së ish-presidentit historik Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e tyre të nderit në institucionin e Presidencës.

Sipas këtij subjekti politik, simbolet në fjalë — të vendosura më parë nga ish-presidentët Fatmir Sejdiu dhe Vjosa Osmani — janë trajtuar në mënyrë të papranueshme si elemente dekorative që mund të zëvendësohen me vepra arti.

LDK-ja thekson se Presidenti Ibrahim Rugova përfaqëson udhëheqjen historike dhe përpjekjen e popullit për liri e demokraci, ndërsa Deklarata e Pavarësisë shpreh vullnetin suprem për shtet të pavarur. Në reagim theksohet se respektimi i tyre është dëshmi e ruajtjes së identitetit dhe vazhdimësisë shtetërore, e cila tejkalon mandatet e çdo individi në krye të shtetit.

Në fund të reagimit, LDK-ja i ka bërë thirrje institucionit të Presidencës që të rishikojë këtë veprim dhe të kthejë menjëherë fotografinë e Atit Themelues të Republikës dhe Deklaratën e Pavarësisë në hapësirat e tyre zyrtare të nderit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr