Limaj: Është zgjedhur rruga më e keqe për Ligjin për Specialen

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka cilësuar si “goxha shokuese” situatën e krijuar lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke kritikuar mënyrën se si është vepruar.

Duke folur në emisionin “Pressing”, Limaj tha se nuk ka informacione të mjaftueshme për mënyrën se si është arritur deri në këtë situatë, por vlerësoi se është zgjedhur rruga më e keqe, ndonëse ka pasur alternativa të tjera.

Ai tha se një mundësi do të ishte dekretimi i ligjit nga presidentja dhe më pas ndërmarrja e hapave për plotësimin ose ndryshimin e tij. Sipas Limajt, presidentja mund ta kthente ligjin me kërkesa të qarta për amendamentet që duhej të plotësoheshin.

Në fund, Limaj kundërshtoi mundësinë e miratimit të një ligji kushtetues në këtë mënyrë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr