Këngëtari i njohur Meda ka ndarë një urim tejet të ndjerë për bashkëshorten e tij, Luljetën, me rastin e ditëlindjes së saj.
Përmes një fotografie të përbashkët të publikuar në rrjetet sociale, Meda i ka kushtuar fjalë plot dashuri, duke e cilësuar atë si zemrën, dashurinë dhe bekimin e familjes.
“Urime ditëlindjen, Lule e shtrenjtë! Allahu të ruajtë përherë, sepse ti je zemra, dashuria dhe bekimi i familjes sonë”, ka shkruar këngëtari.
Urimi i tij është pritur si një dedikim i veçantë dashurie për personin që ka në krah. ❤

