Meryem Uzerli rikthehet në ekranin e madh, merr rolin e Maria Puder në filmin “Kürk Mantolu Madonna”

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Aktorja turke Meryem Uzerli po përgatitet për një rikthim të rëndësishëm në kinematografi, këtë herë me një rol që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut.

Uzerli, e cila për publikun shqiptar mbetet e njohur si Hürrem Sulltanesha nga seriali i famshëm “Sulejmani i Madhërishëm”, është përzgjedhur për të interpretuar personazhin e Maria Puder në adaptimin filmik të romanit të njohur turk “Kürk Mantolu Madonna”, shkruar nga Sabahattin Ali.

Maria Puder është një nga personazhet më të veçanta të letërsisë turke. Ajo përfaqëson një grua të pavarur, të fortë dhe emocionalisht komplekse, duke e bërë këtë rol një sfidë të rëndësishme artistike për aktoren.

Filmi do të realizohet nga Fikri Harika Production dhe Saçaklı Film Studios, ndërsa regjinë do ta drejtojë Sedat İnci. Skenari është përshtatur nga Mert Dikmen.

Xhirimet pritet të zhvillohen në Turqi dhe Gjermani, ndërsa një pjesë e produksionit do të realizohet në studiot e njohura Babelsberg në Berlin.

Ndërkohë, ende nuk është bërë i ditur emri i aktorit që do të interpretojë Raif Efendin, personazhin tjetër kryesor të kësaj historie. Për këtë rol, produksioni është duke zhvilluar takime me aktorë të ndryshëm.

Ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e Meryem Uzerlit, e cila fitoi famë ndërkombëtare falë interpretimit të Hürrem Sulltaneshës dhe më pas vazhdoi angazhimet e saj artistike në Turqi dhe në projekte ndërkombëtare.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr