Mungesa e higjienës, bojkotohet mësimi në disa shkolla në kryeqytet

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Komuna e Prishtinës ka njoftuar mbrëmë se është arritur marrëveshje me Sindikatën dhe se puna e punëtorëve teknikë në shkolla pritet të rifillojë gjatë javës së ardhshme.

Sipas një njoftimi nga Kryeqyteti, veprimet e nevojshme administrative tashmë janë ndërmarrë dhe se pagesat e para janë realizuar dje, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfundojë deri të martën.

Ndërsa, deri në rikthimin e punëtorëve teknikë, pastrimi dhe mirëmbajtja e shkollave do të mbulohen nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe ndërmarrja “Pastrimi”.

Komuna tha dje se pret që procesi mësimor të vazhdojë normalisht, ndërsa çdo situatë që cenon kushtet higjieno-sanitare do të trajtohet me përgjegjësi dhe me masat e nevojshme.

Megjithatë, së paku dy shkolla të kryeqytetit tashmë kanë bojkotuar procesin mësimor për ditën e sotme.

Janë “Ismail Qemali” dhe “Mehmet Gjevori” dy shkollat që sot janë pa nxënës, pas vendimit të prindërve për të mos i dërguar fëmijët për shkak të mungesës së higjienës.

Gazetarja Gremisa Latifi raportoi nga shkolla ShFMU “Mehmet Gjevori”.

“Të gjitha klasat në këtë shkollë janë boshe, pa nxënës, pasi prindërit kanë marrë vendim për bojkotimin e mësimit për sot për shkak të mungesës së higjienës”, deklaroi Latifi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr