Pas nëntë vitesh nga suksesi i serialit turk “Kara Sevda” (Dashuri e Pafund), aktorët Hazal Filiz Küçükköse dhe Kaan Urgancıoğlu janë shfaqur sërish së bashku, duke ngjallur nostalgji te fansat e serialit.
Dyshja, e njohur për publikun shqiptar përmes roleve të Zeynep dhe Emir, kanë pozuar së bashku në një fotografi që ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të kësaj drame të njohur turke.
Ribashkimi i tyre ndodhi gjatë festimeve për 10-vjetorin e Netflix në Turqi, ku ishin të pranishëm edhe shumë emra të njohur të industrisë së kinematografisë turke.
Ishte pikërisht aktorja Hazal Filiz Küçükköse ajo që publikoi fotografinë në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje personazhet e tyre dhe historinë e ndërlikuar që zhvilluan në serial.
“Kara Sevda” mbetet një nga produksionet më të suksesshme turke, i cili arriti të fitojë zemrat e miliona shikuesve në mbarë botën, përfshirë edhe publikun shqiptar.
Edhe pse kanë kaluar vite nga përfundimi i serialit, duket se personazhet Zeynep dhe Emir vazhdojnë të mbeten të paharruar për fansat, të cilët e pritën me nostalgji këtë takim të dy aktorëve.
