Osmani: Mbi 500 raste të shkeljeve janë dërguar në Prokurori, përgjigje ka vetëm për 4 apo 5 prej tyre

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka deklaruar se në institucionet publike të nivelit lokal dhe qendror janë evidentuar shkelje të shumta, të cilat janë konstatuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Duke folur në emisionin “ADRESA” në Kanal 10, Osmani tha se raportet e auditimit kanë evidentuar probleme në institucione të ndryshme, nga komunat deri te Qeveria.

Sipas saj, vetëm Presidenca dhe Kuvendi kanë marrë raporte të shkëlqyera, ndërsa në institucionet e tjera janë gjetur shkelje të shumta.

“Vetëm Presidenca e Kuvendi kanë raporte të shkëlqyera”, deklaroi Osmani.

Ajo theksoi gjithashtu se mbi 500 raste të evidentuara nga Auditori i Përgjithshëm janë përcjellë në Prokurori, por sipas saj, deri më tani përgjigje ka pasur vetëm për katër apo pesë raste.

Osmani ngriti shqetësimin për mungesën e trajtimit të këtyre rasteve nga organet e drejtësisë, duke vënë në pah nevojën për më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie në institucionet publike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr