Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë me nivelet e larta të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.
Ajo ka theksuar se marrëdhëniet me SHBA-në janë jetike për interesat strategjike të vendit, duke paralajmëruar se kjo mungesë komunikimi i krijon Serbisë më shumë hapësirë për të përhapur narrativa kundër Kosovës.
