Fshati Golluboc i Malishevës u trondit sot paradite nga një ngjarje e rëndë. Dy vëllezër, Driton dhe Naim Morina, mbetën të vrarë pas të shtënave me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se autor i krimit është dhëndri i familjes, Astrit Isufi, i cili ndodhet ende në arrati.
Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se mes dy familjeve kishte pasur një konflikt që zgjaste prej disa muajsh.
