PDK dhe VV arrijnë marrëveshje për Ligjin e Speciales, ja çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje që Ligji për Dhomat e Specializuara të votohet sot në Kuvendin e Kosovës në përmbajtjen aktuale, ndërsa menjëherë pas votimit të nisë procesi i amendamentimit të tij.

Sipas raportimit të Klanit, dakordimi parasheh që fillimisht ligji të votohet në formën aktuale, duke mbivotuar kështu veton e Presidentes, e më pas të procedohen ndryshimet e kërkuara.

Të dy subjektet politike janë pajtuar në parim edhe për përmbajtjen e amendamenteve, por dallimet mes tyre kanë qenë rreth procedurës që duhet ndjekur për ndryshimin e ligjit.

Për të shmangur pengesat procedurale dhe rrezikimin e ligjit, palët kanë rënë dakord që ndryshimet të procedohen përmes një nisme të veçantë amendamentuese.

Ndërkohë, në një afat të shkurtër pritet të nisin konsultimet me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim të përgatitjes së ndryshimeve që më pas do të dërgohen në Kuvend për miratim.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr