Presidentja e kthen në Kuvend ligjin për Gjykatën Speciale

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vendosur ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Sipas njoftimit të Presidencës, vendimi erdhi pas propozimit zyrtar të Grupit Parlamentar të PDK-së, si sponsorizues i ligjit.

Rishqyrtimi, sipas Presidencës, lidhet veçanërisht me dispozitat për juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe me garantimin e të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen në Hagë.

Në arsyetimin e vendimit, Shiroka-Pula ka vlerësuar sakrificën dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi.

Ajo ka rikujtuar gjithashtu mbështetjen për Deklaratën e Kuvendit të 28 shtatorit 2026, lidhur me aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Presidenca bëri të ditur se presidentja po zhvillon konsultime me përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve përkatëse për bashkërendimin e veprimeve institucionale dhe diplomatike, me synim mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr