Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, ka ndarë me ndjekësit vështirësitë që po përjeton gjatë shtatzënisë së dytë.
Përmes postimeve në Instagram, ajo ka treguar se po përballet me lodhje të vazhdueshme dhe djegie të stomakut, të cilat, sipas saj, kanë nisur që në muajin e dytë të shtatzënisë.
Ajo i ka ndarë këto shqetësime me humor, duke shkruar: “Zyrtarisht në fazën ku lodhem pas 14 hapash, dhe s’kam më frymë vetëm pse shkoj të mbush një gotë ujë. Burrat janë me fat”.
