Shoqata e Gjyqtarëve dënon djegien e gjykatave: Akte të papranueshme që cenojnë drejtësinë

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka dënuar djegien dhe dëmtimin e objekteve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Apelit gjatë protestave në kryeqytet.

Në reagimin e saj, Shoqata ka bërë të ditur se zjarrvënia në mjediset e Gjykatës së Lartë dhe dëmtimi i dosjeve gjyqësore rrezikojnë sigurinë e personelit dhe pengojnë funksionimin normal të drejtësisë.

Sipas Shoqatës, cenimi i gjykatave mund të vonojë proceset gjyqësore dhe dobëson mbrojtjen e lirive dhe të drejtave kushtetuese të qytetarëve.

Ajo ka shprehur shqetësim edhe për mungesën e masave të mjaftueshme parandaluese nga Policia e Shtetit, si dhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve që kanë shqyrtuar masat e sigurisë për protestuesit.

Shoqata ka theksuar se kritikat ndaj vendimeve gjyqësore nuk duhet të shndërrohen në sulme personale apo presion ndaj gjyqtarëve, duke kërkuar masa të menjëhershme për sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe respektimin e pavarësisë së tyre.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr