Shqipërisë i duhen miq”/ Rama: Jemi miq me Izraelin, por edhe me Katarin e Turqinë

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun

Gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, kryeministri Edi Rama theksoi se vendi do të vijojë të mbajë marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet që nuk synojnë ta pengojnë zhvillimin e tij.

Kreu i qeverisë shprehu gjithashtu kundërshtimin ndaj nxitjes së urrejtjes antisemitiste, duke theksuar se Shqipëria është mike e Izraelit, vendeve arabe dhe Turqisë.

Sipas kryeministrit, vendi ka nevojë për partnerë për të nxitur rritjen ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies.

Shqipëria është dhe do të jetë mik me këdo që nuk ka qëllime që ta ndalojë, apo ta çojë në rrugën e errësirës. Të gjitha ato shtete duhet që të jenë miqtë tanë.

Dua të shpreh neverinë time, për të gjithë ata që i fryjnë zjarrit të urrejtjes së antisemitizmit. Sepse ne jemi një vend mik i Izraelit, hebrenjve, Arabisë Saudite, Katarit, apo Turqisë.

Ndërkohë që ne jemi një vend i vogël, që kemi nevojë për miq dhe kemi nevojë që të rrisim ekonominë dhe mirëqenien”, tha Rama.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere

Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Hyr